Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Krasniqi lider i suksesit të Egnatias, gol dhe rikuperime pa fund

Pas një periudhe të vështirë, Egnatia është rikthyer sërish te rezultatet pozitive ashtu si në fillim të sezonit dhe me dy fitore radhazi ndaj dy kundërshtarëve direk për mbijetesë, i është larguar fundit dhe është ngjitur në vendin e 7 me 22 pikë.

Fundjava vuri përballë rrogozhinasve skuadrën e Kastriotit, megjithatë të besuarit e Zekeria Ramadanit ia dolën të triumfojnë me shifrat 2-1, në një ndeshje ku protagonist absolut ishte mbrojtësi me eksperiencë Gëzim Krasniqi.

Ndonëse mbrojtës, Krasniqi ia doli të shënojë golin e parë të ndeshjes, teksa shifrat e tij janë mjaft të mira edhe sa u përket dueleve të fituara (15 nga 17), apo topave të rikuperuar, plot 14, tre prej të cilëve në gjysmëfushën kundërshtare.

Shifrat e Gëzim Krasniqit në ndeshjen ndaj Kastriotit:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency