Featured

Analizë Superiore/ Kukësi fiton në statistika, por Tirana merr pikët. Laçi superior ndaj Partizanit

Këtë fundjavë u mbyll java e 18-të e Abissnet Superiore, e cila i jep fund fazës së dytë të kampionatit. Në emisionin Analizë Superiore, nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe videoanalistit të kombëtares U19, Fatjon Bardhi, u shqyrtuan nga ana e statistikave ato se çfarë prodhoi fusha në këtë javë. Një nga takimet më të spikatura për javën e 18-të ishte ajo mes Tiranës dhe Kukësit në Air Albania, ku bardheblutë fituan me rezultatin e thellë 4-0.

Por, nëse iu hedhim një sy statistikave atëherë vihet re se verilindorët kanë qenë më mirë se kryeqytetasit në aspektin e zotërimit të topit, duelet e fituara në fushë apo në driblimet e tentuara. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Diego Longo nuk kanë ditur t’i përkthejnë këto statistika në rezultat dhe në fushë djemtë e trajnerit Orges Shehi janë treguar më e zgjuar për të marrë tre pikët.

Një tjetër sfidë interesante në javën e 18-të ishte edhe ajo mes Laçit dhe Partizanit, ku kurbinasit fituan me rezutatin 1-0 falë një kryevepre të Regi Lushkjes. Statistikat tregojnë se bardhezinjtë kanë qenë superior në aspektin e zotërimit të topit, goditjet në kuadrat, por edhe në pasimet e sakta. Sakaq, Partizani ka bërë më mirë në pjesën e topave të humbur ku kanë gabuar më pak se kurbinasit.

Ndërkohë, Egnatia ndali Dinamon në një barazim 1-1 edhe pse thuajse të gjithë takimin e luajti me 10 vetë pas daljes me karton të kuq të Krasniqit me karton të kuq në minutën e parë të sfidës. Sa i takon statistikave të ndeshjes, Dinamo ka pasur zotërimin e topit në masën 65%, ndërsa është më mirë edhe në pjesën e pasimeve të sakta.

Ndërkaq, në takimin mes Skënderbeut dhe Teutës të fituar nga durrsakët me rezultatin 0-1, bie në sy se korçarët kanë goditur më shumë herë portën se bregdetarët. Megjithatë, Teuta në 1 rast që ka gjetur kuadratin e portierit Rexhepi ia ka dalë të shënojë golin vendimtar për tre pikët.

Sakaq, një tjetër ndeshje e javës së 18-të ishte edhe ajo mes Kastriotit dhe Vllaznisë ku shkodranët triumfuan me rezultatin 0-1. Shkodranët kanë dominuar me goditjet në portë ku e kanë gjetur kuadratin e Salit në shtatë raste, ndërsa nga ana tjetër krutanët nuk kanë bërë asnjë gjuajtje në portën e Zogovic.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency