Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Lorenco Vila shënoi dy gola, por Kallaku ishte më i miri i Teutës ndaj Skënderbeut

Teuta nuk ia doli të fitonte ndaj Skënderbeut në stadiumin e Kamzës duke u ndalur në një barazim 2-2, por edhe pse autori i 2 golave për durrsakët ishte sulmuesi Lorenco Vila ai që spikati më shumë në fushë me lojën e tij ishte fantazisti Sherif Kallaku. Në sfidën e javës së 9-të ndaj korçarëve lojtari i cili është në pronësi të Lokomotivës së Zagrebit dhe luan si i huazuar te Teuta, spikati me një asist dhe jo vetëm pasi shkëlqeu në disa prej aspekteve të tjera të lojës. Përballë Skënderbeut Kallaku tentoi 50 pasime prej të cilave 40 ishin të sakta me një përqindje saktësie prej 80 %. Edhe përsa i përket driblimeve ylli i durrsakëve ishte më i miri në fushë duke u future në 8 driblime dhe duke realizuar me sukses 5 prej tyre.

Ndërkohë siç evidentohet në emisionin e Supersport Analizë Superiore Sherif Kallaku mori pjesë edhe në plot 27 duele në të cilat ishte 65% i saktë duke fituar 17 prej tyre, statistika këto prej lideri por që nuk i mjaftuan për të marrë tre pikët përballë Skënderbeut. Në këtë sezon me Teutën Kallaku është aktivizuar në 9 takime në të gjitha si titullar duke shënuar dhe një gol atë në fitoren ndaj Egantias me penallti. Me 23-vjeçarin në fushë Edi Martini ndihet i sigurt, problemet për trajnerin e Teutës do të fillojnë në janar periudhë që përkon edhe me fundin e huazimit të Sherif Kallakut të cilit do t’i duhet të rikthehet në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency