Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Marku dallohet te Partizani, statistikat konfirmojnë formën e mbrojtësit

Në emisionin Analizë Superiore në Supersport nën drejtimin e moderatorit Sokol Xhihani dhe me prezencën e videonalistit të kombëtares U19, Fatjon Bardhi janë vendosur nën lupë paraqitjet e lojtarëve në javën e 21-të të Abissnet Superiore.

Kështu, në ndeshjen mes Partizanit dhe Vllaznisë të mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1, ai që dalloi mbi të tjerët ishte Albion Marku. Mbrojtësi anësor ishte lojtari i cili detyroi edhe kundërshtarët të luanin me dhjetë lojtarë prej minutës së 45 teksa mori një goditje me bërryl nga ana e Hakaj.

Sa i përket statistikave të ish-lojtarit të Laçit, u dallua për harkimet nga krahu teksa nga tetë të tentuara përgjatë 90-minutave, katër ishin me destinacion të saktë.

Ndërkaq, Marku ia doli të fitonte edhe 19 nga 36 duelet në fushë ndaj shkodranëve ndërsa bie në sy fakti se 21-vjeçari ka dalë fitimtar në 100% të rasteve kur bëhej fjalë për topat e diksutueshëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency