Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Najdovski “kockë e fortë” te Tirana, Agnaldo Moraes ekuilibron Skënderbeun

Kukësi-Tirana dhe Teuta-Skënderbeu ishin dy sfidat e javës së 27 që nuk prodhuan asnjë gol dhe madje sollën vetëm pak raste shënimi. Loja e vakët konfirmohet edhe nga shifrat e emisionit “Analizë Superiore”, ku dy lojtarët që kanë spikatur mbi të tjerët janë shkatërruesit Filip Najdovski i Tiranës dhe Agnaldo Moraes i Skënderbeut.

Futbollisti nga Maqedonia e Veriut ka konfirmuar sërish cilësitë e tij te Tirana, teksa edhe ndaj Kukësit tregoi saktësi në pasime, perfeksion në duelet defensive dhe mbi të gjitha rikuperoi plot 13 topa.

Nga ana tjetër Agnaldo duket se është një rikthim i rëndësishëm për Skënderbeun, pasi i ka dhënë skuadrës ekuilibër, rikuperon shumë topa dhe kontribuon jo pak në organizimin e manovrës sulmuese.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency