Analizë Superiore/ Një mbrojtës, më i miri i Kastriotit
Kastrioti mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Teutës në “Loro Boriçi” falë golit të brazilianit Kaina në fund të pjesës së parë. Krutanët u shfaqën mjaft solidë në aspektin mbrojtës, duke i dhënë vlerë epërsisë së pjesës së parë.
Shpirti luftarak i ekipit krutan u evidentua edhe në statistikat e futbollistë në emisionin Analizë Superiore, që më të mirin kishte përzgjedhur Sokol Nezirin.
25-vjeçari ka që i saktë në 93% të pasimeve, duke gabuar vetëm në dy raste, ndërsa sa u përket aksioneve të realizuara ka arritur shifrën 73%. Ka rikuperuar në total 11 topa dhe la fituar 6 nga 8 duele mbrojtëse. Trajneri Emiljano Çela ka ndërtuar një grup solid, që mbrohet mirë, por edhe e godet kundërshtarin kur i jepet mundësia.




