Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Perfekt në pasime, cili është “arkitekti” i fitores së Kukësit

Kukësi u rikthye te fitorja, pasi triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Egnatias, falë golave të Shqiprim Taipit dhe Edison Ndrecës, megjithatë “arkitekti” i vërtetë i suksesit të verilindorëve është padyshim mesfushori Pablo De Lucas.

Nga këmbët e tij nis organizimi i gjithë manovrës sulmuese të formacionit të Diego Longos, teksa 35-vjeçari spanjoll ka nxjerrë në pah perfeksionin në qarkullimin e topit, duke realizuar me saktësi të 89 pasimet.

Jo vetëm kaq, por De Lucas ia ka dalë të fitojë 5 nga 6 duelet me kundërshtarët dhe gjithashtu ka rikuperuar plot 10 herë topin (një herë në gjysmëfushën kundërshtare), duke konfirmuar se mbetet padyshim shtylla e lojës së Kukësit të Diego Longos…

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency