Kategoria Superiore

“Analizë Superiore”/ Qarkullimi i topit dhe topat e humbur, Kukësi super

Emisioni “Analizë Superiore” nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalistit të kombëtares U19, që transmetohet çdo javë në Supersport, u ndal ditën e sotme edhe te zotërimi i topit të topat e humbur.

Në qarkullim topi kryeson Kukësi. Ish-trajneri Diego Longo kishte një nga parimet e tij bazë mbajtjen e topit dhe skuadra verilindore, që e mbylli sezonin në vend të katërt, në totalin e 36 ndeshjeve e qarkulloi dendur topin në masën 59.2%.

Më pas dy skuadrat kryeqytetase, Partizani dhe Dinamo me nga 54.4% dhe 52.2%, statistikë që u shërbeu “Demave” të Mehmetit për të zënë vendin e tretë dhe aspak “Bluve”, që i befasuan të gjithë duke rënë në Kategorinë e Parë.

Më pas Laçi e Vllaznia, teksa skuadra me përqindjen më të ulët të mbajtjes së topit në sezonin 2021/2022 në Superiore është Kastrioti (42.7%). Po numri mesatar i topave të humbur gjatë një ndeshje?

Vendin e parë e mban Vllaznia me mbi 102 topa të humbur. Kuqeblutë ndiqen nga Laçi e Teuta, teksa shumë mirë në këtë aspekt, duke shfaqur më shumë saktësi në pasime, janë Kukësi dhe Skënderbeu, me 88.43 dhe 89.9 topa të humbur për ndeshje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency