Analizë Superiore/ Rikuperoi shumë topa ndaj Laçit, Matondo “heroi i heshtur” i Partizanit
Partizani u rikthye te fitorja në kampionat, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 2-1 ndaj Laçit në “Elbasan Arena”, në një ndeshje ku shënuan Bitri dhe Skuka me penallti, por mesfushori Matondo ishte padyshim nga më të mirët në fushë për “të kuqtë”.
Siç konfirmohet në emisionin “Analizë Superiore”, mesfushori qendror ka regjistruar shifra mjaft të mira ndaj kurbinasve, pasi ia ka dalë të rikuperojë 23 topa, 7 prej të cilëve në gjysmëfushën kundërshtare.
Matondo ka bërë mjaft mirë edhe në duelet e fituara (65%), por edhe në pasime, ku ka pasur 78% saktësi dhe driblime, ku i ka realizuar me sukses të katër tentativat për të kaluar kundërshtarin.



