Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Shpëtoi Kukësin, ja statistikat e Basës në ndeshjen me Teutën

Në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport nën drejtimin e moderatorit Sokol Xhihani dhe me prezencën e videon-analistit të kombëtares U19, Fatjon Bardhi janë vendosur nën lupë paraqitjet e lojtarëve në javën e 22-të të Abissnet Superiore.

Edi Basa ishte lojtari më i mirë i Kukësit në ndeshjen e “verilindorëve” kundër Teutës, e cila u mbyll me barazimin 1-1.  Ai arriti që t’i dhuronte golin e barazimit ekipit të tij në minutën e 90-të të ndeshjes.

Lojtari nga Kroacia fitoi 55% të dueleve, dha 26 pasime të sakta si dhe realizoi 39 aksione për skuadrën e Kukësit. Ndërsa sa i përket dueleve defensive, 28-vjeçari ia doli që të fitonte 78% të tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency