Analizë Superiore/ Skënderbeu dhe Kukësi ndahen në “paqe”, dallon mesfushori i korçarëve
Skënderbeu dhe Kukësi e mbyllën në barazim 1-1, ndeshjen e javës së 26-të të Abissnet Superiore, një barazim që la shije të hidhur për secilën skuadër.
Golat u shënuan nga Taipi dhe Zguro, megjithatë lojtari më i ri i ndeshjes në bazë të statistikave në emisionin Analizë Superiore nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe me pjesëmarrjen e videonalistit të kombëtares U19, Fatjon Bardhi është përzgjedhur Jean Victor.
Mesfushori përmbylli me saktësi 64% të aksioneve, ndërsa ishte autor edhe i 34 pasimeve të sakta nga 42 të tentuara. Ndërkaq, braziliani fitoi 13 duele ndaj kundërshtarëve verilindorë ndërsa rikuperoi 13 topa nga të cilat 9 në gjysmëfushën e Kukësit.




