Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Skuka në kufijtë e perfektes, vjen nga stoli dhe transformon Partizanin

Xhuliano Skuka nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi i talentuar, që iu bashkuar Partizanit vetëm në merkaton e janarit, ka shënuar për të tretën ndeshje radhazi, këtë herë dygolësh në transfertën ndaj Skënderbeut, duke u dhënë fitoren “të kuqve”.

Problemet fizike bënë që ta niste nga pankina ndeshjen ndaj korçarëve, megjithatë trajneri Dritan Mehmeti e kuptoi shpejt se pa bomberin dibran nuk do të mund të shënonte, ndaj e hodhi në fushë menjëherë në pjesën e dytë.

Nga ana tjetër Skuka dha përgjigjet e duhura, duke arritur të shënojë dy herë në portën e Bekim Rexhepit dhe duke përmbysur disavantazhin, teksa shifrat e publikuara në emisionin “Analizë Superiore” konfirmojnë se ishte padyshim më i miri i ndeshjes.

Sulmuesi i talentuar goditi tre herë gjithsej në harkun e 45 minutave dhe dy prej tentativave dërgoi topin në portë e madje në rrjetë, duke shënuar dygolëshin me vlerë 3-pikëshe. Perfeksioni i sulmuesit shfaqet edhe në pasime e driblime, pasi ka saktësinë 100%, duke realizuar me sukses të gjithë tentativat për të shërbyer shokët e skuadrës, apo për të kaluar kundërshtarët.

Gjithashtu sulmuesi ia doli të fitojë 7 nga 12 duelet me mbrojtjen e Skënderbeut, duke shtuar ndjeshëm rrezikshmërinë e Partizanit në sulm në pjesën e dytë, çka u pasua edhe me përmbysjen e rezultatit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency