Analizë Superiore/ Statistikat, një mesfushor i ri shkëlqen në Dinamo-Skënderbeu
Skënderbeu ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë, pas barazimit ndaj Dinamos, megjithatë nota pozitive e bardhekuqve ka qenë mesfushori i ri i talentuar, Rei Pecani, i cili ka bërë një ndeshje mjaft të mirë.
Mesfushori është aktivizuar në formacion nga trajneri Gega në sfidat e fundit dhe sipas statistikave të publikuara në Analizë Superiore, ndaj Dinamos ka qenë pa dyshim më i miri në fushën e lojës.
Pecani ka fituar 10 nga 12 duelet ku është përfshirë, ka rikuperuar 13 topa, 6 prej të cilëve në gjysmëfushën kundërshtare dhe ka pasur një saktësi pasimi prej 87%, ose 34 të sakta, nga 39 të provuara.




