Analizë Superiore/ Tre gola në ndeshjen ndaj Vllaznisë, nuk ka dyshime për njeriun e ndeshjes
Egnatia mori tre pikë në ndeshjen ndaj Vllaznisë falë tre golave të realizuara nga sulmuesi Pedro Augusto. Braziliani ishte autor i një performance të shkëlqyer në triumfin 3-0 dhe në emisionin Analizë Superiore të drejtuar nga moderatori Sokol Xhihani dhe me pjesëmarrjen e videonalistit të kombëtares U19,
Fatjon Bardhi është përzgjedhur si lojtari më i mirë i ndeshjes. 23-vjeçari u tregua një “snajper” i vërtetë në zonën e shkodranëve teksa konretizoi katër gjuajtje në kuadratin e kundërshtarëve nga të cilat tre i shndërroi në gol, ndërsa ra tetë herë në kontakt me topin në zonën e kuqebluve. Nga ana tjetër, Pedro Augusto kontribuoi edhe në pasime, teksa ishte autor i 15 pasimeve të sakta nga 20 të tentuara.




