Featured

Analizë Superiore/ Xhixha i zë vendin një “shkodrani”, Tirana dominon formacionin e më të mirëve

Java e 26-të në Abissnet Superiore i buzëqeshi Tiranës, që dërgoi në 13 pikë distancën me Laçin, por edhe Egnatias, Kastriotit dhe Teutës, ekipe që siguruan fitore të arta për mbijetesën.

Emisioni “Analizë Superiore”, që zhvillohet çdo javë në Supersport nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe Fation Bardhit, videoanalistit të kombëtares U19, ka publikuar formacionin më të mirë deri në këtë fazë të kampionatit.

SI ISHTE

Vetëm një ndryshim në mesfushë krahasuar me javën e 25-të. Redon Xhixha është bërë pjesë e më të mirëve, duke i zënë vendin Liridon Latifit të Vllaznisë në krahun e majtë.

Xhixha dhuroi asistin e fitores 1-0 ndaj Dinamos, teksa numëron 11 gola sezonalë në kampionat. E merituar plotësisht përfshirja e 23-vjeçarit laçian në formacionin e më të mirëve, duke llogaritur atë që ka dhënë deri tani për Tiranën kryesuese.

SI ËSHTË

Bardheblutë e Orges Shehit dominojnë formacionin më të mirë deri në javën e 26-të me 5 lojtarë, teksa ndiqen nga Kukësi me tre (Edison Ndreca, Gjelbrim Taipi dhe Edi Basa) Laçi me dy (Saliou Guindo dhe Julian Shehu), ndërsa Partizani përfaqësohet nga Albion Marku.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency