Ancelotti do Di Marian, Napoli bën ofertën e parë
Carlo Ancelotti kërkon me insistim një “top player” për ekipin e tij të ri. Me shumë gjasa Benzema ose Arturo Vidal nuk do të vijnë ndaj dhe trajneri ka ndryshuar objektiv, bëhet fjalë për Angel Di Maria. Argjentinasi ka edhe një vit kontratë me Paris Saint Germain dhe oferta e Napolit është kontratë 3-vjeçare me pagë 5 milionë euro në vit. De Laurentiis pret të arrijë akordin me lojtarin për të nisur më pas negociatat me parizienët të cilët nuk do të bënin shumë rezistencë për ta mbajtur 30-vjeçarin.



