La Liga

Ancelotti ka ndërtuar një “makineri lufte”, Reali vertikalizon dhe “godet” në pjesën e dytë!

Real Madrid vijon me ecurinë perfekte në këtë fillim të sezonit teksa në shtatë ndeshjet e para ka regjistruar shtatë fitore duke mposhtur kundërshtarët në mënyrë bindëse. Pasditen e së dielës, madrilenët mposhtën me rezultatin 3-1 Mallorcan duke bërë të pavlefshëm golin e Vedat Muriqit.

Trajneri Carlo Ancelotti ka ndërtuar një makineri të vërtetë e cila funksionon edhe kur në fushë aktivizohen të ashtuquajturit “rezervistë”, apo edhe kur mungon lideri i skuadrës, Karim Benzema. Në këtë sezon, në 133 tentativa drejt portës, Real Madrid ka shënuar 25 gola ndërsa interesant është fakti se të besuarit e trajnerit Ancelotti godasin në fraksionin e dytë.

Pikërisht, në 45-minutat e dyta, Real Madrid ka shënuar 18 gola duke nxjerrë në pah freskinë e lojtarëve të skuadrës spanjolle me “Galaktikët” që ndryshojnë “marsh” me lehtësi dhe mposhtin kundërshtarët për të siguruar pikët teksa duket se janë shndërruar në një “rul që asfalton” me lehtësi kundërshtarët dhe që i ka të gjitha kartat për të ripërsëritur një tjetër sezon të mbushur me trofe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency