Ancelotti: Ky është Reali që duan tifozët, e përmbysim PSG-në
Real Madrid fitoi 4-1 kundër Real Sociedad të shtunën në mbrëmje. Triumfi me përmbysje ishte i treti radhazi në La Liga që pas humbjes 1-0 kundër PSG-së në duelin e parë të raundit të 1/8-ve në Champions League.
Gola dhe asiste për Karim Benzema dhe Modric (eurogol), teksa festuan edhe Camavinga dhe Asensio. Diferenca me Sevillan ndjekëse është rritur në 8 pikë dhe djemtë e Carlo Ancelottit mund të fokusohen te Championsi.
Në mesjavë zbarkon PSG në “Santiago Bernabeu”, me Realin që duhet të përmbysë humbjen minimale për t’u kualifikuar në çerekfinale. “Unë mendoj se luajtëm shumë mirë”, deklaroi trajneri italian në lidhje me fitoren ndaj ekipit bask, një kundërshtar i komplikuar.

“Plani ynë ishte të bënim presing lart dhe gjithçka shkoi mirë. Duke luajtur kështu, ne kemi më shumë mundësi për të bërë mirë të mërkurën. Ndeshja me Sociedad ishte e rëndësishme, pasi kishim mundësi të përfitonim nga rezultatet e rivalëve.
Skuadra e kuptoi shumë mirë rëndësinë e saj. Është një ndeshje që na jep shpresa për të ardhmen. Ky është intensiteti i duhur, ai që duhet të kemi dhe ai që i pëlqen tifozëve.
Kemi mundësinë të përsëritim vetveten kundër PSG-së. Përmbysja? I gjithë Real Madridi beson më shumë pas kësaj ndeshje. Ideja për t’u rikthyer në fushë pas përfundimit të lojës erdhi nga lojtarët, sepse mbështetja e tifozëve do të jetë thelbësore të mërkurën”, përfundoi Ancelotti.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



