La Liga

Ancelotti: Ndeshje e kompletuar, dominuam. Modric? I pavdekshëm!

Carlo Ancelotti shijoi një tjetër sukses në stolin e Realit të Madridit. Kampionët e Spanjës fituan 3-1 El Clasico-n ndaj Barcelonës, sfidë të cilën e zgjidhën shpejt me dy gola të realizuar në pjesën e parë.

“Los Blancos” kryesojnë të vetëm La Liga-n me 25 pikë, ndërkohë që vijojnë të jenë të pathyeshëm në këtë sezon (14 ndeshje pa humbje). Trajneri italian analizoi triumfin e sotëm ndaj skuadrës së Xavit, teksa komplimentoi edhe lojtarët e tij, sidomos kroatin Luka Modric.

Duhet të zhvillonim një ndeshje të kompletuar, dhe ia dolëm. Është e vërtetë që e filluam shumë mirë ndeshjen, kaluam shpejt në avantazh dhe në pjesën e dytë e kontrolluam mirë ndeshjen. Në pjesën e parë e dominuam Barcelonën.

Militao kishte detyrë t’i bënte presion Lewandowskit. Luajtëm mirë mes linjave me Kroos dhe Touchamenin. Pesë zëvendësimet të ndihmojnë shumë kur ke në stol futbollistë që e meritojnë të luajnë si titullarë.

Taktika? Nuk tentova të bëja shpikje, thjesht duhet t’i vendosja lojtarët në pozicionet e tyre natyrale. Dua të nënvizoj ndeshjen e shkëlqyer të Modric, ai ishte spektakolar përballë mesfushës katalanase.

Bravo djemve për menaxhimin e mirë të minutave të fundit. Nuk ishte e thjeshtë pas golit të tyre, por ne ia dolëm të shënonim edhe golin e tretë”, deklaroi Carlo Ancelotti pas triumfit fantastik ndaj rivalëve të përjetshëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency