La Liga

Ancelotti: Nuk më pëlqejnë emocionet e forta, më ka surprizuar Juventusi

Real Madrid zhvilloi dy ndeshje të mëdha së fundmi, nga ato për zemër të fortë teksa u kualifikua në limite ndaj Chelsea për në gjysmëfinalen e Champions League, ndërsa mbrëmjen e së dielës, përmbysi në transfertë Sevillën me rezultatin 2-3. Por, trajnerit Carlo Ancelotti duket se nuk i pëlqen të përjetoj emocione të forta nga stoli teksa së fundmi shprehet se për të është më mirë një ndeshje e qetë, ndërsa shton se është surprizuar nga Juventus që edhe këtë vit duket se nuk shkon më shumë se vendi i katërt në kampionat.

“Përmbysjet ndaj Chelsea dhe Sevilla? Unë nuk jam nga ata trajnerë që kërkoj emocione të forta, më pëlqejnë më shumë ndeshjet e qeta. Tani po del në pah magjia e këtij klubi, e skuadrës dhe e lojtarëve që e përbëjnë atë. Mbetet edhe pak nga fundi i sezonit dhe shpresojmë ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme, mund të them se jam një trajner me fat, por trajnoj një skuadër që me ndjek dhe më jep kënaqësi të mëdha. Jam unë ai që duhet të falenderoj Real Madridin për mundësinë e rikthimit këtu.

Një rikthim te Milani? Mund të flas vetëm pasi të përfundoj kontratën me Real Madrid. Në Serinë A më ka surprizuar Juventusi. Ky mund të jetë viti i dytë që e mbyllin në vend të katërt kampionatin dhe mendoj se janë në një periudhë tranzicioni. Por, kanë bërë investime të rëndësishme si Vlahovic dhe mendoj se do të rikthehen”, u shpreh Ancelotti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency