Europa League

Ancelotti përgatit ndryshime ndaj Zyrihut: Tre muajt e ardhshëm, të gjithë në test

Napoli do të përballet nesër me Zyrihun në sfidën e kthimit të Europa Leagues, por fitorja me rezultatin 1-3 në transfertë, u jep qetësi të kaltërve, që duhet thjesht të menaxhojnë lojën, për t’u kualifikuar.

Carlo Ancelotti ka përgatitur një turn-over të gjerë për sfidën e nesërme, pasi pritet të lërë në stol një pjesë të madhe të titullarëve, për të hedhur në fushë emra që kanë luajtur shumë pak gjatë sezonit.

“Do të bëjmë disa ndryshime, pasi disa futbollistë kanë luajtur shumë javët e fundit dhe kanë nevojë të rikuperojnë energjitë. Për më tepër, ka të tjerë që kanë luajtur shumë pak dhe duhet t’u japim mundësinë të tregojnë veten në fushën e lojës”, tha Ancelotti.

Skuadra ka vuajtur shënimin e golave në ndeshjet e fundit, duke treguar edhe disa limite në reparte të caktuara. Vetë Ancelotti mendon se të gjithë janë në test, nga tani e deri në fund të sezonit, për të treguar se e meritojnë të mbeten te Napoli.

“Na ka munguar goli në ndeshjet e fundit, por jo loja e mirë,. Duhet thënë se kemi goditur shumë shpesh portën, por fati nuk ka qenë në krahun tonë. Megjithatë nga tani e deri në fund, të gjithë duhet të impenjohemi maksimalisht, pasi duhet të tregojmë se e meritojmë të vazhdojmë të jemi pjesë e Napolit”, deklaroi tekniku napolitan.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency