Serie A

Ancelotti rikthehet me fitore dhe nuk i kursen komplimentet për…

Carlo Ancelotti u rikthye të drejtojë në Serinë A, teksa u ul në stolin e Napolit dhe e nisi menjëherë me një fitore të bukur ndaj Lazios, në kryeqytet, me rezultatin 1-2.

“Jam shumë i lumtur që u riktheva në vendin tim dhe mbi të gjitha që e nisëm me fitore. Fillimisht kishte pak emocione për debutimin, por më pas morëm lojën nën kontroll dhe arritëm të përmbysim rezultatin. Mund të them se goli i Immobiles na zgjoi”, tha tekniku italian.

Arkadiuz Milik erdhi nga Napoli dy vite më parë, por dy dëmtime të rënda njëri pas tjetrit, e kanë penalizuar të tregojë vlerat e tij. Gjithsesi Ancelotti besoi te polaku, i cili mbrëmë shënoi golin e barazimit dhe ishte një nga më të mirët në fushën e lojës.

“Kam shumë besim te ai dhe jam i bindur që do të shënojë shumë gola. Është një sulmues i zgjuar, që merr pjesë në lojën e skuadrës, por di edhe të gjendet në vendin e duhur, për të shtyrë topin në rrjetë”, tha Ancelotti.

Natyrisht që mbrëmë nuk ishte Napoli më i bukur, por për teknikun italian, në këto javë të para ka rëndësi të merren pikët e plota, pasi skuadra do kohën e saj për të arritur maksimumin e gjendjes fizike.

“Ishim pak të ngadaltë dhe në fazën defensive nuk krijonim intensitet. Gjithsesi të mos harrojmë se ishte java e parë e kampionatit, kur muskujt janë të lodhur dhe duan pak ditë të kapin ritmin normal. Për më tepër, luanim për ballë Lazios, një skuadër e përbërë me elementë cilësorë dhe jo çdo skuadër mund të fitojë ndaj tyre”, mbylli deklaratën e tij Carlo Ancelotti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency