La Liga

Ancelotti zgjedh sulmuesin, Los Blancos probleme me ekstrakomunitarët

Karim Benzema ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Real Madrid, mirëpo për vitin e ardhshëm trajneri Carlo Ancelotti kërkon që të ketë në dispozicion edhe një tjetër figurë të rëndësishme në organikë.

Tipi i një lojtari me eksperiencë dhe që mund të zgjidhë fatet e në sfide edhe duke u futur nga stoli. Profili që ka veçuar tekniku italian është ai i Gabriel Jesus të Manchester Cityt teksa brazilianit i ka mbetur edhe një vit kontratë me The Citizens mirëpo me transferimin e Erling Haaland në Etihad, hapësirat janë gjithnjë e më të pakta për 25-vjeçarin.

Ndërkohë, klubi anglez së fundmi e ka bërë të qartë se nuk e lëshon brazilianin pa shumën e 50 milionë eurove, megjithatë te Los Blancos janë optimist se me anë të bisedimeve mund të zbresin deri në 40 milionë.

Gjithsesi, problemi më i madh për Real Madrid është numri i ekstrakomunitarëve në skuadër. Megjithatë, ky problem pritet të zgjidhet së shpejti me anë të disa largimeve në merkato, ndërsa nga ana tjetër, Real Madrid mund t’i dhurojë edhe një pasaportë europiane Vinicius Junior.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency