Ander Herrera “përdor” PSG-në për rinovimin me Manchester United
Mes disa lojtarëve, që u skadon kontrata në fund të këtij sezoni te Manchester United, deri tani vetëm për Antonio Valencian është konfirmuar largimi. Ander Herrera është mes futbollistëve të tjerë që ende nuk kanë rinovuar kontratën dhe e ardhmja mbetet një pikëpyetje, duke shtuar zërat për një largim ndoshta drejt kampionatit francez.
29-vjeçari mësohet se ka patur kontakte me kampionët e Paris Saint Germain, të cilët dëshirojnë ta afrojnë me parametër zero, ndërsa nga ana tjetër spanjolli po përdor diçka të tillë për të siguruar një rinovim shumë të rëndësishëm me Manchester United.



