Andersson: Arbitri nuk na favorizoi, duhet një gol për t’u kualifikuar
Janne Andresson vazhdon të këmbëngulë se arbitri nuk e favorizoi Italinë në ndeshjen e parë, ndryshe nga ajo që pretendojnë të kaltërit. Trajneri i Suedisë e ka të qartë se përfaqësuesja që ai drejton ka nevojë të shënojë një gol për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës. Andersson në krahun tjetër ka besim se gjykimi i spanjollit Lahoz në sfidën e San Siros do të jetë korrekt ndërsa i ngacmuar nga gazetarët se presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio ka telefonuar numrin 1 të FIFA-s Gianni Infantino, trajneri i kombëtares nordike theksoi se ndeshjet luhen në fushë dhe pjesa tjetër nuk i intereson.



