Te Barcelona, nuk ka më vend për Andre Gomes
E ardhmja e Andre Gomes te Barcelona mbetet ende në ajër. Mesfushori portugez nuk shikohet si një lojtar në lartësinë e duhur për katalanasit dhe tashmë mbetet për t’u përcaktuar destinacioni i tij. Klubi ka dy oferta në tavolinë për Gomes por është në dyshim për ta shitur apo për ta huazuar që të shpërthejë diku që të përfitojë më pas nga kartoni i tij. Gjithsesi për të mos humbur në bilanc, Barcelona nuk mund ta shesë mesfushorin për më pak se 30 mln Euro.



