Futboll

Andrea Pirlo rikthehet në “lojë”, trajneri firmos me klubin e ri

Një vit ndërprerje duket se i ka mjaftuar trajnerit Andrea Pirlo për të kthjelluar mendimet teksa së fundmi është emëruar zyrtarisht në krye të klubit të Karagumruk në Superligën turke. Pas eksperiencës me Juventus, turqit bëhen ekipi i dytë që ish-mesfushori i famshëm merr në dorëzim, ndërsa ka firmosur një kontratë njëvjeçare.

Për Karagumruk, emërimi i Andrea Pirlos në krye të skuadrës cilësohet si një lëvizje tejet e bujshme për vetë prestigjin që ka italiani teksa do të tentojë me turqit kualifikimin në Kupat e Europës edicionin e ardhshëm.

Në sezonin e fundit, Karagumruk e mbylli kampionatin në vendin e tetë, por me Pirlon në stol pritshmëritë e tifozëve janë rritur dhe i mbetet teknikut të sapoemëruar t’i respektojë ato e për të marrë edhe ai vetë më shumë famë në profesionin që sapo ka nisur ta praktikojë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency