Angelici: Jemi optimistë për ardhjen e Tevezit
Carlos Tevez duket se është mërzitur nga aventura e tij në Kinë dhe ka ndërmend të largohet, ndonëse ka ende edhe 1 vit kontratë. Sulmuesi argjentinas deklaroi para pak ditësh se do të largohet nga Kina, për të shkuar te Boca Juniors, ose për t’u tërhequr fare nga futbolli i luajtur.
Edhe presidenti i skuadrës argjentinase, Daniel Angelici deklaroi se ka optimizëm për afrimin e Tevezit, por u shpreh se situate duhet mbajtur ende nën kujdes.
“Jemi optimistë mbi afrimin e Carlos Tevezit. Ai dëshiron ta mbyllë karrierën te Boca dhe ne jemi gati t’ia ofrojmë, por situate është delikate dhe po mbahet nën vëzhgim. Menaxherët po punojnë për zgjidhjen konsensuale të kontratës së sulmuesit me skuadrën kineze”, tha Angelici.
Megjithatë, kreu i Boca Juniorsit theksoi se nuk ka aspak ndërmend të afrojë në skuadër edhe Ricardo Centurion, ndonëse vlerësoi kontributin e këtij të fundit.



