Angli

Anglia/ Harry Kane barazon legjendën Bobby Charlton, 4 gola larg Wayne Rooney-t

Anglia fitoi me përmbysje ndaj Zvicrës në miqësoren e luajtur në “Wembley”, por pavarësisht rezultatit, ishte një mbrëmje ëndrrash për Harry Kane.

28-vjeçari, me golin e shënuar i dhuroi fitoren nënkampionëve të Europës, por gjithashtu barazoi në listën e golashënuesve të Anglisë, legjendën Bobby Charlton, në koutën e 49 golave. Tanimë, sulmuesi i Tottenham është i dyti në listë, pasi ka një mesatare më të mirë shënimi se Charlton, ndërsa objektivi i Kane është rekordi i Wayne Rooney, i cili kryeson me 53 gola në 120 prezenca me “Tre Luanët”.

Harry Kane debutoi me gol në 27 marsin e vitit 2015 përballë Lituanisë (4-0), takim i vlefshëm për kualifikueset EURO2016 dhe në atë sfidë zëvendësoi pikërisht Wayne Rooney-n, ndërsa rrjetën e realizoi 80 sekonda pas aktivizimit.

Kane ka një mesatare shënimi 0.72 gola për ndeshje, ndërsa në total ai numëron 68 ndeshje dhe 49 gola, ndërsa numrat dhe ecuria e tij tregojnë se “mbretërimi” i Rooney-t është drejt fundit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency