Katar 2022

Anglia provokon Katar-in/ Pa lejen e FIFA-s, me simbolin e LGBTI në Botëror

Anglia ka ritheksuar edhe një herë tjetër se në Kupën e Botës në Katar do të mbajnë simbolin e LGBTI.

“Tre luanët” bën me dije se kapiteni i tyre do të mbajë në shirit “ONE LOVE” dhe ngjyrat e ylberit, kërkesë ende e pamiratuar nga FIFA.

Ky veprim do të ishte një provokim i hapur ndaj Katar-it, vendit organizator të Botërorit 2022, si dhe do të shkelte ligjet strikte të këtij vendi për komunitetin LGBTI.

Sipas raportimeve të medieve britanike, Anglia është e gatshme të përballet me ndëshkimet që FIFA mund të diktojë nëse përfundimisht nuk miraton përdorimin e shiritit në fjalë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency