Kategoria Superiore

“Anija Skënderbeu” drejt mbytjes, kapiteni jep sinjale largimi

Humbja 0-1 përballë Egnatias i dha praktikisht fund shpresave të Skënderbeut për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar, edhe pse matematika mban ende në lojë skuadrën e Skënder Gegës.

Kapiteni i bardhekuqve, Vangjel Zguro ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke dhënë sinjalin e largimit nga Skënderbeu, ekip ku luan prej janarit të vitit të kaluar.

Më vjen shumë keq që shkoi kështu, nuk ishim ekip për të ardhur deri këtu. Këtë e them me bindje, por kishte shumë faktorë që ndikuan. Gjithsesi, jeta vazhdon.  

Më vjen keq për veten dhe shokët e ekipit, të cilët kanë bërë të pamundurën me aq mundësi sa kanë pasur. Më vjen keq për tifozët e mrekullueshëm korçarë.

Në këto momente që po shkruaj jam me lot në sy, por duhet të dimë të ringrihemi. Unë e di që Skënderbeu i madh do të rikthehet përsëri. Njoha shumë miq në Korçë, të cilët do i kem gjithë jetën.

Ju kërkoj falje nëse kam gabuar diku, jam krenar që isha pjesë e Skënderbeut në këto dy vite. Respekt për trajnerët me të cilët kam punuar, për presidentin dhe gjithë tifozët korçarë. Gjithmonë do jeni në zemrën time”, shkruan anësori i majtë 29-vjeçar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency