Ankandi për Ramsey, futen në garë edhe gjigantët gjermanë
Mesfushori uellsian i Arsenalit, Aron Ramsey, i cili për momentin është një nga lojtarët më të përmendur të merkatos për shkak se i mbaron kontrata në qershor, ndiqet me interes nga Bayern Munchen.
Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, kampionët e Gjermanisë duken të avantazhuar për të nënshkruar me Ramsey, edhe pse për 27-vjeçarin janë shumë skuadra në garë.
Ramsey nuk arriti të gjente një akord me ‘Topçinjtë’ për rinovimin e kontratës dhe në qershorin e ardhshëm ai do të largohet si një lojtar i lirë. Manchester United, Chelsea, Liverpool apo Juventus, janë disa nga klubet që janë përmendur si destinacione të mundshme të uellsianit



