Merkato

“Ankandit” për sulmuesin shqiptar i shtohet edhe Newcastle, Tuchel duhet të vendosë

Newcastle United i vihet pas sulmuesit shqiptar të Chelsea-t, Armando Broja. “Magpies” duan ta afrojnë futbollistin 20-vjeçar në formë huazimi, duke qenë se Chelsea nuk ka ndërmend ta shesë për momentin kartonin e tij. Skuadra, tashmë me pronarë arabë, i shtohet garës për Brojën, që kërkohet me ngulm edhe nga West Hami.

Broja është do të nisë stërvitjen në fazën parasezonale nën urdhrat e Thomas Tuchelit dhe nëse e bind gjermanin, do të luftojë për një vend titullari në “Stamford Bridge”.

Përveç West Hamit dhe Newcastle, shërbimet e Brojës i kërkon edhe Southamptoni, pas një sezoni shumë të mirë të kaluar në “St. Mary’s” nga sulmuesi shqiptar. Nga këto klube, Hummers synojnë jo thjesht ta huazojnë, por ta blejnë kartonin e Brojës për 30 milionë stërlina.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency