Futboll

Ansi Agolli drejt Amerikës, pranë firmës me New York Cosmos

Ansi Agolli në “tokën e premtuar”. Pritet vetëm konfirmimi, por duket se e ardhmja e ish-kapitenit të përfaqësueses shqiptare do të jetë në SHBA. “SportNews” ka mësuar se 36-vjeçari është në bisedime me klubin e Nes York Cosmos dhe palët kanë gjetur pikën e përbashkët, mbeten vetëm për t’u limuar detajet e fundit dhe gjithçka do të zyrtarizohet.

Firma është çështje ditësh dhe, nëse vjen, atëherë tiranasi do të divorcohej me azerët e Karabakut pas një martese të lumtur, e cila zgjati 9 vite dhe që i vendosi në muze klubit 4 tituj kampion dhe 3 trofe të Kupës së Azerbajxhanit.

New York Cosmos ka një histori interesante, u formua në vitin 1970 dhe përjetoi lavdinë për 15 vite, ku me këtë skuadër u aktivizuan yje të futbollit botëror si Pele dhe Beckenbauer. Klubi u shpërbë për t’u rikthyer në vitin 2010. Aktualisht “njujorkezët” janë pjesë e “National Premier Soccer League”, një kompeticion i cili do të nisë për herë të parë këtë vit dhe edhe pse ende nuk është njohur nga federata e amerikane e futbollit. Një arsye e fortë se përse Agolli ka zgjedhur “tokën e premtuar” është familja, bashkëshortja e tij prej kohësh jetonte në SHBA dhe thirrja e familjes vështirë të refuzohet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency