Futboll

“Apashi” nis karrierën e trajnerit: Mirë se erdhe në klubin më pasionant të botës!

Para disa ditëve, Carlos Tevez zyrtarizoi tërheqjen nga futbolli teksa për herë të fundit veshi fanellën e klubit të zemrës, Boca Juniors. Megjithatë, ish-sulmuesi nuk mund të ndahet nga bota e futbollit dhe tashmë ka nisur zyrtarisht aventurën si trajner.

“Apashi” është shndërruar në teknikun më të ri të Rosario Central, klub që është pjesë e elitës në Argjentinë. 38-vjeçari ka firmosur një kontratë 12-muaj ndërsa në Argjentinë sezoni sapo ka nisur dhe Rosario e Tevez pas katër ndeshjeve të para ka grumbulluar vetëm katër pikë.

Tashmë, në klub shpresojnë që Tevez të sjellë një frymë dhe mentalitet të ri, ndërkohë që ish-futbollisti pretendon të përsërisë edhe si trajner, karrierën e pasur që krijoi në rolin e futbollistit ku fitoi shumë trofe prestigjiozë në Europë ndërsa ishte një nga lojtarët më të dashur nga tifozeritë përkatëse.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency