Kategoria Superiore

Apeli lë në fuqi Disiplinën, Torasa dhe Batha të padisponueshëm ndaj Kukësit

Agustin Torasa dhe Idriz Batha përfundimisht nuk do të mund të japin kontribut për skuadrën kampione në fuqi (Tirana) në ndeshjen hapëse të kampionatit, me Kukësin në Korçë. Klubi bardheblu e ka apeluar vendimin për dënimin e tyre me 4 ndeshje pezullim, për shkak të sjelljeve të pahijshme ndaj zyrtarëve në një ndeshje miqësore, por Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi Disiplinën.

Një ndeshje të dy lojtarët e kanë shlyer në Kupë dhe nëse do t’iu përgjysmohej dënimi, do të ishin në fushë ndaj Kukësit, pasi do ta shlyenin gjysmën e ndeshjeve me gjobë.

E njëjta gjë vlen edhe për Qudus Lawal të Bylisit, që është pezulluar 5 ndeshje. Edhe në rastin e futbollistit të skuadrës ballshiote është lënë në fuqi vendimi i Disiplinës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency