Apolonia meriton “respekt”!
Kur Apolonia kapitulloi 0-6 përballë Vllaznisë më 18 prill, një disfatë historike që stadiumi, Loni Papuçiu nuk e kish përjetuar ndonjëherë, u mendua se kish ardhur fundi i Apolonisë, çdo skuadër do te mund t’i merrte pikë sikur të ishte në piknik, por jo nuk ka ndodhur kështu. Në Ballsh disa ditë pas humbjes me Vllaznine, Apolonia nuk fali asgjë, luftoi nga sekonda e parë deri tek e fundit dhe vetëm një rast me portë bosh i shpërdoruar nga Vasili i mohoi fitoren, teksa u largua me një humbje të pamerituar. Pak ditë më vonë në Fier kundër një Kastrioti që vinte me objektiva, Apolonia nuk u bë tabelë qitje, perkundrazi i‘a doli te rikthehej tek suksesi pas 15 takimesh.
Nuk na intereson nëse na quajnë të rënë, ne do vazhdojmë të japim maksiumin deklaronte trajneri Cammarata pas ndeshjeve ndaj Bylisit e Kastriotit dhe nuk kanë qëne thjesht fjalë sepse bardhëjeshilët edhe pse vetëm matematika i mban në garë, kanë qëndruar në këmbë përballë kundërshtarëve, kjo ndodhi edhe ndaj Partizanit. Të kuqtë që deri të hënën e kishin mposhtur vetëm një herë Apoloninë në 3 takime, sërish nuk e patën të thjeshtë, madje gjithçka u zgjidh nga një gol i vetëm i Jasir Asanit. Vërtet për ti hequr kapelen“ fierkëve, të cilët mund të kishin nisur edhe pushimet në mendjen e tyre, por që po luajnë duke respketuar veten në radhë të parë, fanellën e në fund edhe kampionatin.



