Premier League

Arabët pësojnë disfatën e parë në Angli, Tottenham prish festën e Steve Bruce

Newcastle arab e nis me një humbje në shtëpi, pasi Tottenhami ia ka dalë të triumfojë me shifrat 2-3 me përmbysje. Në sfidën e parë që pas kalimit të skuadrës në pronësinë e arabëve të PIF dhe njëkohësisht në të 1000-jtën e trajnerit Steve Bruce në Premier League, festa u prish nga londinezët e Tottenhamit, që u larguan me tre pikë nga kjo transfertë.

Gjithçka nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për “Magpies” që gjetën golin e avantazhit në minutën e dytë me anë të Wilson, por Ndombele në të 17’ën dhe Kane në të 22-tën, përmbysën gjithçka, duke kthyer epërsinë në favor të londinezëve.

Në minutën e 42-të sfida u ndërpre për disa minuta, pasi një tifoz u ndje keq dhe u kërkua ndërhyrja e mjekëve të të dy ekipeve, ndërsa skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes, për t’u rikthyer të vijojnë pas rreth 10 minutash.

Një tifoz kërkon ndihmë mjekësore, Newcastle-Tottenham ndërpritet për disa minuta

Në kohën shtesë të pjesës së parë ishte sërish Tottenham që gjeti edhe golin e tretë, këtë herë me anë ët koreanit Son Hueng Min, i cili shfrytëzoi një asist të saktë të kapitenit Harry Kane.

Pjesa e dytë pati pak histori, me Newcastle që në minutën e 83-të mbeti me 10 futbollistë, pas dopio-ndëshkimit të Shelvey, ndërsa në të 89-ën Eric Dier shënoi një autogol, duke rihapur takimin për kohën shtesë, megjithatë vetëm kaq, pasi Tottenhami u largua me tre pikë, që e ngjitin në vendin e 5-të, ndërsa “Magpies” mbeten të parafundit me tre pikë gjithsej.

Më herët, Everton u befasua në shtëpi nga West Hami, që ia doli të triumfojë 0-1 falë një goli të mbrojtësit italian Angelo Ogbonna në minutën e 76-t të ndeshjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency