Kategoria Superiore

Arapi: Hyka është stërvitur gjithë kohën, po më mungon futbolli i luajtur

Trajneri i Teutës, Renato Arapi ka folur në emisionin Gol Pas Goli në Supersport pas ndeshjes së fituar ndaj Skënderbeut me rezultatin 0-1. Tekniku i durrsakëve theksoi se

“Ka filluar të mungoj futbolli i luajtur por kemi përgjegjësi të tjera. Një rikthim i Hoxhës?  Rustemi po bën mirë atje ku është dhe merkato është e mbyllur, të arrijmë objektivat sezonalë dhe më pas duke parë e duke bërë. Na bëri mirë fitorja në Kupë se na rrit moralin, një nga gjërat që nuk kemi bërë mirë është faza e mbrojtjes, por sot kemi bërë mirë.

Në momentin që tregon grintë dhe karakter, ia vështirëson kundërshtarit pasi ekipet nuk kanë shumë diferenca. Kemi punuar shumë me mbrojtjen, do të punojmë dhe me sulmin por duhet edhe pak kohë pasi këto dy ndeshje me Skënderbeun ishin shumë afër.

Kemi punuar dhe detyrat kanë qenë të qarta, krosimi i Peposhit ishte fantastik sepse ishte në një pozicion të vështirë.

Hyka ka nevojë të stërvitet ende, por është në gjendje të mirë dhe është stërvitur gjatë gjithë kohës. Por, e rëndësishme që ai të bëj mirë për veten dhe për ne”, u shpreh Arapi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency