Kategoria Superiore

Arapi nuk bindet nga VAR-i: Vija mund të vendoset si të duash!

Teuta mori një pikë pas barazimit 0-0 kundër Skënderbeut në “Niko Dovana”. Jaxzhi shënoi gol në minutat shtesë, por VAR-i e anuloi. Trajneri Renato Arapi foli pas barazimit në “Gol pas Goli” në Supersport, duke u ndalur edhe te goli i parregullt i mbrojtësit.

Ishte një rezultat i drejtë, edhe pse nuk e kam parë akoma momentin e golit. Kur e sheh tani duket sikur është ‘off-side’, por me këto pamje që kemi nuk e shikojmë dot aq mirë, vija mund të vihet si të duhet. 

Ishim përgatitur për të fituar, por ndikon edhe ana psikologjike dhe ndjenja e mosbesimit. Duhet të jemi më të shpejtë në veprimet sulmuese dhe në pasime, akoma nuk jemi përmirësuar siç duhet.

E dinim që do kishim përballë një ekip që nuk kishte çfarë të humbiste. Një nga pikat tona më të dobëta ka qenë pësimi i golave, por nuk ishim përgatitur për t’u ruajtur dhe për të qëndruar mbrapa”, deklaroi trajneri i skuadrës durrsake.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency