Lajme

Arbëria rigjen suksesin, Llapi duhet të presë ende për fitoren e parë sezonale

Surpriza e këtij sezoni në IPKO Supërligën e Kosovës, Arbëria u rikthye të fitorja pas tre javësh, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Drenicës. Skuadra e ardhur rishtazi nga Kategoria e Parë e kishte nisur në mënyrë perfekte sezonin, por në tre javët e fundit kishte regjistruar një barazim e dy humbje, që kishin tronditur disi besimin.

Megjithatë pasditen e sotme skuadra nga Lipjani gjeti avantazhin që në minutën e 8’ pas një autogoli të Hamitit dhe më pas ruajti të paprekur portën deri në vërshëllimën finale, duke u larguar me tre pikë nga Drenica dhe duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve, në vendin e dytë.

Llapi i Podujevës do të duhet të presë ende për të festuar fitoren e parë sezonale, sepse pasditen e sotme shpërdoroi një mundësi të artë ndaj Besës së Pejës, ku nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2.

Hoti dhe Ramadani shënuan dy herë për skuadrën nga Podujeva në pjesën e parë dhe krijuan idenë se kishte ardhur momenti për fitoren e parë, por Besa reagoi mirë dhe shënoi dy gola në 20 minutat e fundit, duke marrë një pikë në këtë përballje.

Aktualisht Llapi është skuadra e vetme e IPKO Superligës që nuk njeh fitore pas 6 javësh kampionat, pasi numëron 2 barazime e 4 humbje, ndërsa Besa e Pejës ndodhet në vendin e parafundit me 4 pikë pas një fitoreje, një barazimi e 5 humbjesh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency