Kategoria Superiore

Arbi Laçi drejtori i ri sportiv: Rikthejmë Dinamon në krye dhe fitojmë gjithçka

Dinamo ka prezantuar Arbi Laçin si drejtorin e ri sportiv. Ky i fundit fitoi titullin kampion në sezonin 2019/2020 si drejtor sportiv i Tiranës, teksa shpreson të arrijë suksese edhe në detyrën e re te klubi tjetër kryeqytetas.

Është një privilegj, kënaqësi dhe sfidë e veçantë për mua. Falënderoj presidentin për besimin e dhënë në këtë detyrë, që është obligim dhe kënaqësi e madhe, si në aspektin emocional dhe profesional.

Jam i lumtur që jam këtu dhe ndihem mirë për një detyrë të vështirë. Nuk ka sfida të thjeshta, por nga natyra më pëlqejnë sfidat dhe e pranova me shumë kënaqësi këtë detyrë për të qenë këtu për të ndihmuar klubin si drejtor sportiv.

Qëllimi? Ta bëjmë Dinamon të jetë padiskutim në krye të elitës së futbollit shqiptar, por kjo kërkon kohë, durim e përkushtim. Ky projekt do të shtrihet në kohë, kam kuptuar që jam bërë pjesë e një projekti fitues. Do të punojmë bashkë për të fituar gjithçka, nga U7 tek ekipi i parë. Nuk më tremb asgjë”, deklaroi Laçi gjatë prezantimit si drejtori sportiv i Dinamos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency