Conference League

Arbitër polak për Laçin, debutoi në Europë në fitoren e Shkëndijës

Laçi luan sonte takimin e radhës në Europë. Nënkampionët e Shqipërisë kaluan me sukses malazezët e Iskras në raundin e parë të Conference League, ndërkohë që tani i pret një pengesë moldave.

Bardhezinjtë do të sfidojnë Petrocub në transfertë në duelin e parë, që nis prej orës 19:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në SuperSport 2. Kjo ndeshje do të gjykohet nga një treshe polake.

Arbitër kryesor është Krzysztof Jakubik, i cili dje festoi 39-vjetorin e lindjes. Polaku debutoi në kompeticionet europiane pesë vite më parë në duelin Shkëndija e Tetovës-Dacia Chisinau (3-0).

Kuqezinjtë fitonin falë golit me penallti të Besart Ibraimit dhe dygolëshit të Marjan Radeskit në takimin e parë të raundit të parë në Europa League.

Shkëndija triumfonte 0-4 edhe në transfertë, duke u kualifikuar lehtësisht në turin e dytë. Jakubik do të gjykojë një tjetër takim mes një ekip shqiptar dhe moldav pesë vite më vonë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency