Futboll

Arbitrat refuzojnë të zbresin në fushë, Federata pezullon të gjitha ndeshjet e kampionatit

Aktorët protagonistë të një ndeshje futbolli janë padyshim 22 lojtarët që zbresin në fushë, megjithatë pas nuk mund të mbetet edhe trupa e arbitrave që përkujdeset për mbarëvajtjen e 90-minutave.

Por, nuk mungojnë edhe rastet kur arbitrat zëvendësojnë lojtarët dhe marrin rolin e protagonistit kryesor me vendimet e tyre të cilat më pas sjellin diskutime të mëdha e ndonjëherë paragjykohen se bëhen palë me një prej skuadrave.

Gjeste të cilat irritojnë tifozeritë të cilët reagojnë në mënyra të ndryshme, ndërsa në Uruguaj kundërshtimet ndaj arbitrave kanë arritur në ekstremitet. Gjyqtarët kanë marrë kërcënime për jetën dhe në javën e fundit të kampionatit morën vendimin për të bojkotuar fushën e blertë ndërsa nuk morën përsipër të ndanin drejtësinë.

Në këtë formë, e gjendur përballë një situate ekstreme, edhe Federata reagoi ndërsa vendosi të pezulloi kampionatin deri në një vendim të dytë. Sigurisht, gjeste të tilla janë të dënueshme dhe nuk i shërbejnë lojës më të bukur dhe më të dashur, futbollit ndërsa nga ana e Federatës presin që tifozët të identifikohen dhe të marrin dënimin e merituar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency