Arbitrat shqiptarë rikthehen te detyrat europiane, ndajnë drejtësi në sfidën gjermano-franceze
Arbitrat shqiptare do të vendosen para provës ditën e nesërme teksa UEFA ka përzgjedhur kryesorin Juxhin Xhaja të ndajë drejtësinë në sfidën e UEFA Youth League, mes Ëolfsburg dhe Lille. Kjo ndeshje do të luhet në Gjermani dhe do të startojë në orën 16:00, ndërsa së bashku me Xhajën do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e ndeshjes edhe dy asistentët Ilir Tartaraj dhe Egin Doda, teksa arbitër i katërt do të jetë gjermani Florian Lechner.
Kjo nuk është hera e parë që UEFA i beson arbitrave shqiptarë teksa në fillim të muajit nëntor, në këtë kompeticion europian (UEFA Youth League) ka qenë i impenjuar edhe Enena Jorgji i cili gjykoi të rinjtë e Juventus në përballjen ndaj Zenit.
Tashmë, edhe Juxhin Xhaja e asistentët e tij do të provojnë të bëjnë mirë në një test të rëndësishëm për karrierën para opinionit europian, teksa një paraqitje pozitivë do t’i promovonte edhe më shumë.



