Merkato

Arda Turan lamtumirë Barcelonës, pranë firmës me Besiktas

Aventura e Arda Turan te Barcelona mund të konsiderohet e mbyllur. I transferuar te katalanët në verë të 2015-ës nga Atletico e Madridit për 34 milionë euro, plus bonuset, mesfushori turk asnjëherë nuk i përmbushi pritshmëritë, duke luajtur në total 36 ndeshje në kampionat për dy vite kalendarike. Sipas shtypit turk, Besiktasi është shumë pranë firmës me lojtarin, madje kjo mund të ndodhë pa u mbyllur viti. Menaxheri i Turan, Ahmet Bulut, do të takohet në ditët në vijim me presidentin e Besiktasit. Te skuadra nga Stambolli, që drejtohet nga Senol Gunes, në të njëjtin rol luajnë edhe Quaresma, Balel dhe Lens.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency