Ardhmja e Diawara, përplasje Tottenham-Milan
E ardhmja e Amadou Diawara mund të jetë në Angli. 21-vjeçari i Napolit ndiqet me interes nga Tottenhami, që është vënë në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e “Spurs”-ave kanë nisur menjëherë tratativat me klubin Italian për ta transferuar futbollistin që gjatë merkatos së verës në Premier League. Gjithsesi, për të arritur te kartoni i Diawara, më parë skaudra e drejtuar nga Mauricio Pochettino duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Milanit, që ka kohë që interesohet për futbollistin.



