Lajme

Ardit Hila mbetet në Kosovë, firmos për një sezon me nënkampionët

Ish mesfushori titullar i Partizanit në vitin e titullit kampion, Ardit Hila do të vijojë karrierën e tij sërish në IPKO Superligën e Kosovës, pasi sot ka firmosur një kontratë një vjeçare me klubin e Gjilanit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi nënkampion i Kosovës, që zbuloi se futbollisti ka nënshkruar për një sezon dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit vlonjat Gentian Mezani.

Mesfushori 27-vjeçar e ka nisur karrierën te qyteti i tij i lindjes, Elbasani, ndërsa më pas u transferua te Teuta, ku qëndroi për tre sezone, para se të bëhej pjesë e Partizanit të Skënder Gegës, ku u shndërrua në titullar dhe fitoi edhe titullin kampion.

Në sezonin e fundit Hila ishte pjesë e skuadrës së Prishtinës në IPKO Superligën e Kosovës, ku u aktivizua për 15 ndeshje dhe u largua në përfundim të kampionatit, pasi i përfundoi kontrata me klubin kryeqytetas.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency