Argjent Gafuri, goditja e radhës e Flamurtarit
Argjent Gafuri është futbollisti më i ri i Flamutarit. Klubi vlonjat ka arritur marrëveshjen totale me futbollistin 28-vjeçar, që këtë të mërkurë do të jetë në Vlorë për të firmosur kontratën. Bëhet fjalë për një marrëveshje me kohëzgjatje 1 vit e gjysmë, me një futbollist që pritet të rritë cilësinë në organikën kuqezi. Gafuri mund të luajë si sulmues i dytë në të dy krahët e repartit të avancuar. Ai luan përdor shumë mirë këmbën e majtë dhe mund t’u shkaktojë dëme kundërshtarëve duke depërtuar nga e djathta drejt qendrës. Këtë sezon ka arritur të shënojë 4 gola në 18 ndeshje me Renovën në kampionatin maqedonas. Gafuri është goditja e tretë për vlonjatët në merkaton dimërore, pas afrimeve të Nedjelkovic dhe Muarem Muarem.



