Argjentina dhe Kili ndahen në paqe, asnjë gol në Los Angeles
Barazim pa gola mes Argjentinës dhe Kilit në miqësoren e luksit të zhvilluar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dueli mes dy shokëve të skuadrës Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez të cilët e nisën ndeshjen si titullarë përfundoi me paqe me dy sulmuesit që duket se i kanë ruajtur golat për Interin e Antonio Contes. Sulmi i Argjentinës në këtë sfidë ishte i gjithi “italian” me Dybalan e Correan që ishin në mbështetje të Lautaros. Në minutën e 24-t Dybala i shërbyer nga Lautaro humbi një shans të mirë. Rastin më të mirë La Selecion e pati në minutat e fundit me mbrojtësin Martinez Quarta që goditi traversën, ndërsa kilianët ishin pak kërkues dhe u kënaqën me barazimin në këtë ndeshje.



